Rama flet për kandidatët e PS: Në Listat e mbyllura do jenë politikanë të rinj, të vjetrit te e hapura

8 Mars 2025, 14:23 / POLITIKË ALFA PRESS
Rama flet për kandidatët e PS: Në Listat e mbyllura do jenë

Kryeministri Rama ironizon koalicionin opozitar dhe flet për listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar koalicionin opozitar, “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, që përfshin 26 parti, me kryesuese Partinë Demokratike të Shqipërisë. Rama e cilësoi këtë koalicion si një “grumbull me rraqe”, duke shtuar se e vetmja gjë madhështore që mund të shohë janë mustaqet e Kujtim Gjuzit.

Deklaratat ai i bëri gjatë një mbledhjeje me gratë socialiste për Ditën e 8 Marsit.

Kryeministri u ndal dhe te lista e kandidatëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit, ku sqaroi se në listat e mbyllura do të jenë vetëm politikanë të rinj, ndërsa të vjetrit do të jenë pjesë e listës së hapur.

“Kanë grumbulluar të gjitha rraçat mashkullore të Shqipërisë, në emër të një madhështie që Zoti e di ku është. E vetmja gjë madhështore që unë shoh janë mustaqet e Kujtim Gjuzit. Shikoni mustaqet e Kujtim Gjuzit dhe aty e keni madhështinë e asaj bauleje me rraqe,” u shpreh Rama.

Ai shtoi se Partia Socialiste do të ketë një qasje krejt tjetër për zgjedhjet, duke theksuar se burrat që kanë marrë mandate nga PS do të duhet të meritojnë përsëri vendet e tyre, ndërsa gratë do të jenë ato që do të drejtojnë dhe përfaqësojnë procesin për katër vitet e ardhshme. Rama theksoi se listat e mbyllura do të përmbajnë djem dhe vajza që janë forca e rinisë, forcë e gruas dhe e një Shqipërie që shikon përtej vitit 2030”, tha Rama.

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128