Rama i kundërvihet fortë Yuri Kim dhe ka një mesazh për KLP: Kreun e SPAK nuk e zgjedh ambasada

14 Dhjetor 2022, 11:11 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama i kundërvihet fortë Yuri Kim dhe ka një mesazh për KLP:

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të ndalen lajmet se mes tij dhe ambasadores Yuri Kim ka një krisje dhe shprehu dakordësi të plotë me deklaratat e saj për një përzgjedhje të drejtë të kreut të SPAK.

Rama thotë në një postim në Twitter se kreun e SPAK nuk e zgjedh as qeveria, as ambasada e as ndonjë institucion tjetër, por Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Kryeministri gjithashtu i bën thirrje KLP-së të mos influencohet nga asgjë, veçse profili dhe performanca e kandidatëve.

Jam plotësisht dakord me ambasadën amerikane dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet!

Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve,të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër”, shkruan Rama në Twitter.

 

Po ndodh...

ide