Rama nuk gjen qetësi/ Kryeministri bledh sërish grupin e PS-së dhe qeverinë, këtë herë në Pallatin e Kongreseve
25 Mars 2026, 15:05 / POLITIKË

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të shtunën Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar.
Mbledhja do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në orën 11:00.
Në mbledhje do të jetë edhe drejtuesja e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, e cila do të prezantojë raportin e institucionit të saj dhe do t'u përgjigjet pyetjeve të deputetëve mbi shqetësimet e qytetarëve.
Gjithashtu, Arbjan Mazniku do të raportojë mbi zhvillimet e reformës administrativo-territoriale, ndërsa ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, do të prezantojë strategjinë e komunikimit të qeverisë.
Në fund mbledhja do të mbyllet me fjalën e kreut të grupit Taulant Balla dhe kryeministrit Edi Rama.
Po ndodh...
ide
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Nga Adrian Thano
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
Nga Giovanni Bianconi
Kjo PD, nuk di të vlerësojë as jetën dhe as vdekjen më!
Nga Fitim Zekthi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
