Rama viziton anijen “Amerigo Vespucci”, shkëmbejnë dhurata simbolike me ministrin italian

8 Prill 2025, 20:26 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama viziton anijen “Amerigo Vespucci”, shkëmbejnë dhurata

Anija italiane me famë botërore, “Amerigo Vespucci”, e konsideruar si ndër anijet më të bukura në botë, është ankoruar sot në Portin e Durrësit dhe do të qendrojë deri më 10 prill.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu si dhe nga ministri Italian i Mbrojtjes Guido Crosetto vizituan nga brenda anijen “Amerigo Vespucci”, e konsideruar si ndër anijet më të bukura në botë, e cila është ankoruar në Durrës.

Në përfundim të turit në anijen historike, kryeministri Edi Rama dhe ministri Italian i Mbrojtjes Guiod Crosetto shkëmbyen edhe disa dhurata simbolike ndërmjet tyre.

Sot u nënshkrua edhe marrëveshja e Mirëkuptimit mes shoqërisë Fincantieri dhe shoqërisë shqiptare “KAYO”, e cila shënon nisjen e bashkëpunimit për sipërmarrjen e përbashkët në industrinë ushtarake navale.

Po ashtu u nënshkrua Letra e Qëllimit për kalimin e anijes ushtarake patrulluese “Libra” në përdorim të Forcës Detare Shqiptare.

 

Po ndodh...

ide