Raporti kritik/ Salianji: DASH “zhvesh” Qeverinë. Shqipëria vend i padrejtësive që qytetarët dhe bizneset ndjejnë çdo ditë

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, ka reaguar pas publikimit të raportit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri.
Sipas tij, raporti ‘zhvesh’ qeverinë nga propagandat dhe pasqyron realitetin e vështirë që përballen qytetarët dhe bizneset.
Ai thekson problemet me korrupsionin, mungesën e sundimit të ligjit dhe trajtimin e padrejtë të investimeve. Raporti i DASH, sipas Salianjit, është një dëshmi e qartë e dështimeve të shtetit shqiptar.
Postimi i ish-deputetit të PD Ervin Salianji:
DASH ???????? zhvesh qeverinë dhe rrëzon propogandën!
Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri është një dëshmi dhe pasqyrë e realitetit që qytetarët dhe bizneset ndjejnë çdo ditë. Në mënyrë të drejtpërdrejtë raporti pasqyron;
Korrupsion të përhapur dhe gjykata joefikase, ku investitorët këshillohen të mos i besojnë sistemit tonë gjyqësor, por të kërkojnë arbitrazh ndërkombëtar. Ky është dështim i qeverisë për të garantuar sundimin e ligjit, shtet ligjor dhe sihuri juridike!
Të drejtat e pronës të pasigurta, me tituj të mbivendosur, regjistrime të papërfunduara dhe një proces kompensimi të ngadaltë e të padrejtë, shpesh nën vlerën reale të tregut. Raporti thekson se pronat janë sektori i ekspozuar ndaj korrupsionit.
Abuzime në trajtimin e investimeve, ku ligjet dhe incentivat favorizojnë të afërtit e pushtetit, ndërsa të tjerët mbeten të pambrojtur dhe shpesh të kërcënuar nga shteti me shpronësime apo zhvatje.
Mungesë transparence dhe burokraci, që i detyrojnë investitorët të përdorin ndërmjetës për procese elementare, duke rritur kostot dhe rrezikun e abuzimeve.
Përshkrimi i DASH ???????? përputhet plotësisht me historitë e shumta të padrejtësive, shpronësimeve të dyshimta, dhe ndjekjeve selektive që janë kthyer në normë në vendin tonë.
Po ndodh...
ide
Ti nuk lexon
Po në Rinas, ku ishte policia, znj. Koçiu?!
“La vita e Bela” për mediat e Tiranës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




