Reagimi i nënkryetares së PD, Flutura Açka: Doktor, mblidhi zagarët!

7 Dhjetor 2023, 18:46 / POLITIKË ALFA PRESS

Reagimi i nënkryetares së PD, Flutura Açka: Doktor, mblidhi

Ndërkohë që deputetët e grupimit të Sali Berishës dhanë shfaqjen e radhës në Kuvend, duke ndezur zjarr, flakë e tym në seancën më të rëndësishme të vitit, atë të buxhetit, deputetët e PD-së e kanë votuar kundër.

Edhe pse përgjatë këtyre ditëve deputetët e PD-së kanë dorëzuar amendamente dhe kanë diskutuar për buxhetin, në Parlament ka mbizotëruar zhurma dhe kaosi.

Përveç kësaj, Berisha vijon të linçojë deputetët e PD-së, herë me televizionin e tij, herë me njerëzit e tij të afërt.

Në një postim në facebook, dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili është me masë “arrest shtëpie” nga Gjykata e Posaçme dhe në hetim nga SPAK-u për aferën korruptive të kompleksit PArtizani, ka sulmuar deputetët e PD-së si “palaço”.

 

Po ndodh...

ide