
Replikat/ "Kemi dy vite që dëgjojmë të njëjtat fjalë nga ju dhe Berisha", Noka shpërthen ndaj gazetarit: Mbylle gojën po të them!

Sekretari i Përgjithshëm i “Rithemelimit” Flamur Noka ka folur rreth situatës së Partisë Demokratike dhe “Rithemelimit”.
Ndërsa diskutonin në studio, ai pati edhe një debat me gazetarin Ardit Hoxha, të cilit i tha të mos flasë pasi “nuk të kam zgjedhur për këshilltar”. Kjo pasi gazetari i tha se nëse nuk e bëjnë dot ndryshimin në vend mbase duhet të largohen.
Pjesë nga debati në studio:
Flamur Noka: Kur të të marr këshilltar ty, do të dëgjoj, sa kohë je altoparlant i regjimit nuk të dëgjoj!
Ardit Hoxha:Të kërkoj ta tërheqësh mbrapsht, këtë s’ta lejoj!
Flamur Noka: Hesht dhe dëgjo!
Ardit Hoxha: Jo, unë të dëgjova mjaftueshëm, nuk më thatë asgjë. Kë dy vite që këto që ju thatë tani i kam dëgjuar në çdo konferencë nga ju e nga zoti Berisha. Krimi, droga..të gjitha i kam dëgjuar, i kam mësuar edhe përmendësh.
Flamur Noka: Po për zotin Rama ke dëgjuar? Po për demokracinë dëgjon gjëkundi ti djalosh?
Ardit Hoxha:Të gjitha i kam dëgjuar. Unë nuk dua leksione.
Flamur Noka: Demokraci të duket kjo ty? Ça do ti? Do pushkë?
Ardit Hoxha:Unë nuk dua leksioni, po se bëtë dot, largohuni! Ta bëjë dikush tjetër.
Flamur Noka: Ta lë ty? T’ia lë Edi Ramës?
Ardit Hoxha: Atë caktojeni ju. Se na bëtë edhe të pafytyrë! Unë të paktën nuk përqafohem pas seancave me përfaqësuesit e regjimit.
Flamur Noka: Thuaja tjetër kujt, jo mua. Këtë dhe mbyll gojën! Mbylle gojën se po të them unë!

"Do të jetë varri yt", ja pse Rama më ka bllokuar në telefon!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128