Rezultatet/ Shpallen fituesit e garës në PD, në balotazhin e Primareve në 5 bashki

Pas shpalljes së fituesve në balotazh të Primareve në 5 bashki ka reaguar edhe kryetari i Komisionit të Organizimit dhe Operacioneve Elektorale, Keltis Kruja duke dhënë më shumë detaje rreth këtij procesi.
Deklarata e plotë:
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se përfundoi procesi i balotazhit për primaret në 5 bashki.
Rezultatet dhe fituesit e garës janë si më poshtë:
1. Mirditë: 880 votues, fitues është Albert Mëlyshi me 60% e votave;
2. Dibër: 1137 votues, fitues është Ismail Uka me vetëm 1 votë më shumë;
3. Mat: 676 votues, fitues është Skënder Gjuci me 70.71%të votave;
4. Librazhd: 659 votues, fitues është Shefki Cota me 63.3% e votave;
5. Fier: 964 votues, fitues është Evdar Kodheli me 61.1% të numrit të votave;
TOTAL (5 degët): 4316 votues
Interesi dhe pjesëmarrja në balotazh ka qenë më e lartë se në raundin e parë të primareve.
Për këto 5 degë numri i votuesve ka qenë 248 votues më shumë se në garën e zhvilluar në raundin e parë, në datën 4 dhjetor 2022.
KOKOE falenderon çdo anëtar e simpatizant të degëve të mësipërme që edhe në kushte të rënduara atmosferike, besuan në procesin e Primareve e votuan në mënyrë masive në dy raunde.
Partia Demokratike falenderon të gjithë anëtarët, simpatizantët, drejtuesit e degëve, komisionerët, të gjithë ata që u angazhuan në këtë proces kaq të rëndësishëm dhe të sukseshëm për Partinë Demokratike.
Ne kemi vendosur kështu, për herë të parë në politikën shqiptare, standardin më të lartë të demokracisë, atë që anëtarët dhe simpatizantët vendosin per përfaqesuesin e tyre.
-
Roland Bejko: Berisha po përgatit revolucionin e dytë brenda PD
12 Dhjetor, 15:07 -
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



