Rinis parlamenti/ Debatet dhe kufizimet që priten të bëhen ndaj deputetëve

19 Janar 2025, 14:50 / POLITIKË ALFA PRESS
Rinis parlamenti/ Debatet dhe kufizimet që priten të bëhen ndaj

Të hënën , parlamenti rikthehet në sesionin e fundit, me veprimtari të kufizuar në vendimmarrje për shkak të zgjedhjeve të 11 majit.

Parlamenti rikthehet të hënën, në sesionin e fundit për këtë legjislaturë, pasi më 11 maj shqiptarët do tu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit për 4 vitet e ardhshme.

Seanca e datës 20 janar do të jetë ceremoniale, ku do të mbajnë fjalën vetëm kryeparlamentarja Elisa Spiropali dhe krerët e grupeve parlamentare.

Por puna do të nisë, më vonë ku seanca e parë parlamentare me rend dite do të përballë mazhorancën dhe opozitën me një votim për të dërguar ose jo mandatin e socialistit Vullneti Sinaj për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Gjithashtu një tjetër çështje që nuk do të lihet pa u përmendur nga demokratët do të jetë propozimi i Gazment Bardhit që deputetët të vetëdeklarojnë nëse kanë përdorur apo jo aplikacionet SkyEç dhe Encrochat.

Edhe pse ky parlament qëndron në detyrë deri më 10 shtator, puna e tij ka një seri kufizimesh të sanksionuara në Kodin zgjedhor dhe Kushtetutë.

Zyrtarisht Kuvendi nuk shpërndahet, por gjatë periudhës së fushatës elektorale nga 11 prilli deri në 11 maj nuk ka mbledhje të komisioneve dhe seancash plenare

Gjithashtu kodi zgjedhor parashikon që gjatë gjithë këtij sesioni parlamentar parlamenti nuk mund të miratojë ligje që sjellin përfitime për kategori të caktuara të shoqërisë, si rritje pagash apo pensionesh, pasi cilësohet si manovër fushate.

Sipas Kushtetutës, ky Kuvend nuk mund të nxjerrë ligje gjatë periudhës 60 ditë para mbarimit të mandatit, gjatë periudhës nga 10 korriku deri më 10 shtator.

Ndryshime në kodin zgjedhore për të lehtësuar procesine  votimit te diasporës në zgjedhjet e 11 Majit, mund të jenë hera e fundit që PS e PD bashkojnë votat para se të nisin betejen elektorale

Po ndodh...