“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha: Nuk e kam thënë unë

22 Janar 2026, 22:19 / POLITIKË ALFA PRESS

“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha:

Kreu i PD Sali Berisha, i ftuar këtë të enjte, 22 janar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, u pyet nga gazetarët për faktin se në opinionin publik kanë dalë lajme nga kampi opozitar, se kryeministri Edi Rama do merret me helikopter nga Amerika, njësoj si Maduro.

Berisha mohoi kategorikisht të ketë thënë këtë frazë, duke shtuar se këto janë mashtrime, që përhapen nga vetë Edi Rama. Sipas Berishës, Rama nuk do të rrëzohet nga amerikanët, as nga drejtësia, porn ga populli shqiptar.

Fatos Hakorja: A vuan opozita nga kompeksi amerikan, sa shkon dhe voton edhe një nismë, ku Edi Rama përfaqëson Shqipërinë.

Sali Berisha: Ne nuk votuam Edi Ramën. Nuk bëjmë kompromis ne me sigurinë kombëtare. Armiku numër një i shqiptarëve është Edi Rama. Ndodhi diçka e papritur, sepse Rama ishte bërë gati të shkonte në Davos. Ai darkonte me zonjën Kushner dhe do merrte avionin. Për një orë e gjysmë do shkonte në Davos. Por, besoj se Trump nuk donte që Rama të ishte në Davos.

Mentor Kikia: A është Rama duke u rehabilituar politikisht nga SHBA, pas takimeve me Ivanka Trump. Shqiptarët thoshin se Rama ia hodhi dhe këtë herë, duke e rregulluar me Amerikën. Një muaj rresht ju keni thënë se do vijë Amerika të marrë Ramën me helikopterë.

Sali Berisha: Jo, nuk e kam thënë kurrë. Kjo është teknikë e marrëdhënieve të tij publike, një teknikë shumë e ulët moralisht. Të gjitha këto i nxjerr vetë ai. Ramën nuk e rrëzon as Amerika, as SKAP, por do e rrëzojë opozita. I përhap vetë Rama këto. E kam bërë shumë të qartë se Ramën do e rrëzojnë qytetarët.

Bruna Çifliku: …por ka pasur një ekzaltim nga demokratët, që dhe Rama do merrej si Maduro.

Sali Berisha: Këto janë teknika, që Rama i përhap vetë. Janë mashtrime shumë të ulëta. Laburistët e përdorën këtë teknikë, por iu kthye në boomerang.

Po ndodh...