“Shqipëria dhe shqiptarët në rrezik”/ Sula: Vendi jashtë listës së vendeve ku mund të jetohet mirë

3 Prill 2023, 11:30 / POLITIKË ALFA PRESS

“Shqipëria dhe shqiptarët në rrezik”/ Sula: Vendi

Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka publikuar listën e vendeve ku jetohet mirë të publikuar nga NUMBEO, ku Shqipëria mungon.

Sula shkruan se Shqipëria dhe shqiptarët janë në rrezik. Ai thekson se aksidentet, vrasjet e përgjakën Shqipërinë javën që lamë pas dhe fundjavën, por për qeveritarët, për Kryeministrin rendi nuk ka qenë ndonjëherë më i sigurt se tani.

Sipas tij, për shkak se Shqipëria nuk përmbush asnjë nga kriteret, nuk bën fare pjesë në listën e gjatë të vendeve ku mund të jetohet mirë.

“Kjo qeveri do mbahet mend si pushteti që nxiti eksodin më të madh të shqiptarëve dhe që i nxiu imazhin shqiptarëve sa që i arrestojnë edhe kur në qese mbajnë çaj mali e jo hashash”, thekson Sula.

POSTIMI I PLOTË

????Shqipëria dhe shqiptarët në RREZIK!
????Aksidentet, vrasjet e përgjakën Shqipërinë javën që lamë pas dhe fundjavën. Prej kohësh Shqipëria po lëngon, po kalon ditë dhe net jo të qeta.
Por për qeveritarët, për Kryeministrin rendi nuk ka qenë ndonjëherë më i sigurt se tani.
???? Ndërsa për ministrin e Brendshëm, pa krim nuk ka zhvillim.
????Në fakt krimin, kriminelët po i shohim ditën për diell ndërsa zhvillimi nuk duket as me teleskop. Ajo që shohim çdo ditë është zbrazja e vendit. Në verë të rinjtë përdorin gomonet për të kaluar La Manshin, ndërsa tani në dimër kamionët.
????Situatën e zymtë të vendit tonë e pasqyron edhe NUMBEO, njësia më e madhe globale e të dhënave. Kjo njësi pa publikuar një listë ne vendet më të mira për të jetuar. Në të bëjnë pjesë vendet e Ballkanit Perëndimor, por jo Shqipëria.

????Gjatë llogaritjes së Indeksit të Cilësisë së Jetës merren parasysh faktorët e mëposhtëm:
●Fuqia blerëse
●Kujdesi shëndetësor dhe siguria
●Kosto e jetesës
●Çmimi i pronës në raport me të ardhurat
●Kohët e udhëtimit
●Ndotja & Klima
????Për për shkak se asnjë nga kriteret e mësipërme nuk përmbush Shqipëria, vendi ynë nuk bën fare pjesë në listën e gjatë të vendeve ku mund të jetohet mirë.
????Kjo qeveri do mbahet mend si pushteti që nxiti eksodin më të madh të shqiptarëve dhe që i nxiu imazhin shqiptarëve sa që i arrestojnë edhe kur në qese mbajnë Çaj Mali e jo Hashash.

 

 

Po ndodh...

ide