
“Si doli firma e kryebashkiakut nga qelia?!” Berisha: Veliaj nuk shkruan statuse në Facebook, në vend të tij poston Rama!

Kryetari i PD Sali Berisha, ka ngritur dyshime se statuset të cilat publikohen në rrjetet sociale të kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, shkruhen nga kryeministri Eid Rama.
Berisha i ftuar në emisionin “Kjo Javë” u shpreh se sapo i ka lexua reagimet në rrjetet sociale e ka kuptuar se është Rama. Sipas Berishës reagimet e Veliajt janë copy paste e artikujve që shkruante Rama në emrin e Bledi Manes.
“Çfarë ishin ato statuse? Sa i kam lexuar kam kuptuar që shkruan Edi Rama. Merr lexo artikujt që shkruante me emrin Bledi Mane Edi Rama. Nxirrte të gjitha shpërthimet e ujërave të zeza. Ishin copy paste e atyre artikujve, atyre e kuptova. Më vonë doli se Erion Veliaj nuk ka shkruar asnjë status. Kjo është makbethiane. Nuk mund të manipulosh. Këtu pastaj hyn në lojë SPAK, nuk mund të pranojë të tilla veprime nga askush. Meritojnë të gjithë ata që krijojnë kryetaren e deleguar, jo vetëm e shkarkojnë Goxhajn, por edhe e shkarkojnë nga puna. Ajo firmë është e Veliajt, si doli ajo nga qelia?”, tha ai.

ide

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!

Berishës dhe Ramës kurrizin, aman Bashës...dhëmbët!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128