Si u 'dogj' Belinda Balluku? Gazetarja "plas" misterin: Berberi kishte marrë masa që të mos të shkonte i vetëm në burg

20 Nëntor 2025, 13:28 / POLITIKË ALFA PRESS

Si u 'dogj' Belinda Balluku? Gazetarja "plas" misterin:

Gazetarja Klodiana Lala ka zhvilluar një intervistë ku ka folur në lidhje me vendimin e GJKKO për pezullimin e zv/kryeministres Belinda Balluku.

Lala ka thënë se për hetimet janë sekuestruar 4 celularë, ndërsa bisedat e Berberit me Ballukun janë ruajtur nga ana e tij edhe si screenshot, që ja ka dërguar bashkëshortes.

Klodiana Lala: Kur u arrestua ish kreu i ARRSH Evis Berberi, u sekuestruan 4 celularë, përfshirë atë të bashkëshortes së tij.
Berberi dyshohej se kishte krijuar një kompani në emër të bashkëpunëtorëve të tij, të cilës i jepte tendera. Berberi kishte arritur të blinte pasuri të paluajtshme, disa prej të cilave jashtë tashmë të sekuestruara.

Kur u zbërthyen të katër celularët, përfshirë Blackbarryn, i cili ishte i vështirë të çkodohej, dolën bisedat e tij me Ballukun. Berberi jo vetëm që kishte ruajtur bisedat, kishte bërë pjesën më të madhe të bisedave komprometuese screen shot dhe ia kishte dërguar bashkëshortes. Siç duket kjo ishte një masë për të ruajtur veten dhe për të mos shkuar vetëm në burg.

 

Po ndodh...

ide