SPAK i sekuestroi telefonin? Luan Duzha: Nëse kam blerë qoftë një votë, shkoj me qejf në burg

Deputeti i PS-së në Qarkun Elbasan, Luan Duzha, i cili nuk arriti të sigurojë mandatin për t’u bërë pjesë e Parlamentit të ri, ka deklaruar se nuk ka blerë asnjë votë në zgjedhjet e 11 Majit.
Reagimi i tij vjen pas raportimeve se SPAK i ka sekuestruar telefonin në kuadër të hetimeve që po bëhen në këtë qark për krime zgjedhore.
Ai tha për gazetarët se nuk ka asgjë të vërtetë ndërsa shtoi se nëse ka vjedhur qoftë edhe një votë, do të shkojë vetë në burg.
"Janë të gjitha gënjeshtra. As nuk kanë kontrolluar dhe as nuk më është sekuestruar telefoni, asgjë! Nëse është blerë një votë unë shkoj me qejf në burg, kaq, një votë. Unë flas për veten time, nëse është blerë një votë e vetme nga njerëzit e mi apo shokët e mi për mua, unë shkoj me qejf në burg", deklaroi ai.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
