SPAK kërkoi dënimin me 5 vite burg, Alqi Bllako në gjykatë: Deklarohem i pafajshëm

7 Mars 2025, 14:49 / POLITIKË ALFA PRESS

SPAK kërkoi dënimin me 5 vite burg, Alqi Bllako në gjykatë:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar dënimin me 5 vite e 4 muaj burg për ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës. Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, dënimi përfundimtar i tij mund të reduktohet në 3 vite e 4 muaj burg.

Gjatë seancës në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Bllako në fjalën e tij shprehu respekt për gjykatën dhe u deklarua i pafajshëm.

“Kam respekt dhe vlerësoj punën tuaj, por deklarohem i pafajshëm,” tha Bllako, duke mohuar akuzat ndaj tij. Ai argumentoi se, në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, nuk kishte pasur ndonjë ndikim apo përgjegjësi në procesin e dhënies së koncesionit.

Bllako akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në dy raste. Sipas organit të akuzës, ai ka përfituar një shumë prej 120 mijë eurosh nga kompania e biznesmenit Klodian Zoto për të mbështetur fabrikën e birrës së babait të tij. Po ashtu, SPAK pretendon se Bllako ka ndikuar në punësimin e Klodian Zotos si këshilltar i jashtëm i Vladimir Bezhanit, duke shfrytëzuar lidhjet dhe ndikimin e tij në vendimmarrje.

Gjykata pritet të shpallë vendimin e saj në vijim, ndërsa çështja e inceneratorëve mbetet një nga dosjet më të rëndësishme të SPAK.

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128