"SPAK pretendon se Rama po bllokon hetimin për Ballukun!"/ Lala tregon ç'dodhi në Gjykatën Kushtetuese

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka dhënë detaje nga seanca publike në Gjykatën Kushtetuese, për çështjen e pezullimit të Belinda Ballukut nga detyra.
"Seanca publike nënkupton faktin që janë të përfshirë të gjithë palët e interesuara.
Në rastin konket, ishte ftuar si palë në këtë proces edhe GJKKO, por nuk u paraqit dhe përmes një shkrese që i kishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese (GJK), pretendonte se në një vend demokratik nuk mund të ftohet gjykata si një palë në proces.
Palët e tjera, ishin në një anë Presidenti, Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave, që në unison pretendonin që përmes pezullimit të funksioneve të Belinda Ballukut, SPAK kishte ndërhyrë në kompetencat e tyre, pasi ajo nuk pezullohet, për sa kohë ligji dhe Kushtetuta e barazojnë funksionin e saj me atë të deputetit, ndaj nuk mundet të pezullohet nga funksionet. Argumenti i dytë, lidhet me bllokimin e punëve të qeverisë. Përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave tha që pezullimi i një anëtari krijon problematika dhe boshllëk në punën e qevverisë.
Zoti Rusmali, që përfaqësonte Presidencën, ngriti hipotetikisht, nëse dispozita nuk zbatohet, mund të ndodhë që një gjykatës ose prokuror, mund të pezullojnë jo vetëm një anëtar por disa anëtarë, çka mund të ndikonte në qeverisje, e konsideroi ndërhyrje në punët e Presidentit.
Ndërkohë SPAK, në gjykimin tim, nuk shkoi dot në nivelin kushtetues, por u ndal në tre momente.
Njërës nga pyetjeve, të zonjës Semini, sa ka ndikuar vendimi i ndërmjetëm, prokurorët pretenduan se rikthimi i Ballukut në detyrë, ka ndikuar në hetim, pasi ajo ka tentuar të prishë provat. Me këtë e motivuan të gjithë kërkesën e tyre. U tha se masa është marrë në interes të opinionit publik, pasi Balluku mund të prishë prova, të kryejë vepra të kësaj natyre ose edhe më të rënda. U ndalën në dy momente, që kryeministri nuk mund të legjitimohet për këtë kërkim, pasi nuk ka konflikt institucional, pretenduan se janë vetëm ata si insitucion që mund të kërkojnë masa sigurie dhe zoti Rama nuk cënohet në mënyrë të drejtpërdrejt si kryeministër.
Pika e dyta, prokurorët aluduan se kryeministri, duke vënë në lëvizje GJK, po bllokon hetimin për zv kryeministren.
Prokurorët patën mesazh edhe për GJK, pasi thanë që përmes vendimeve të saj, GJK ka legjitimuar veprimet e gjykatave dhe prokurorive të shkallëve më të ulëta për të qenë të pavarura, por ndërhyrja në këtë moment cënon pavarësinë e prokurorisë.
Një pyetje interesante ishte nga Marsida Xhaferllari, që iu referua një shprehje të kryeministrit, për republikën e prokurorëve, prokurroët nuk ishin të qartë për përgjigjen që do të duhet të jepnin, por thanë se rasti konkret nuk krijon konflikt mes kompetencave dhe pretenduan se për shkak të nevojave të hetimit dhe për shkak të mënyrës si është hetuar Balluku, kanë zbatuar çdo gjë me rigorozitet", tha ndër të tjera Lala.
Po ndodh...
Berisha, ky peng i Edi Ramës, që i legalizoi shtetin personal
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
