SPAK sekuestron apartamentin e ish-kreut të Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe

13 Prill 2024, 13:17 / POLITIKË ALFA PRESS

SPAK sekuestron apartamentin e ish-kreut të Bashkisë Lushnjë,

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar një apartament në Lungomare të ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe.

Sipas organit hetues, Fatos Tushe, gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnje, nuk ka deklaruar apartamentin në Lungomare të Vlorës.

Kjo pasuri rezulton e regjistruar në emrin e një kompanie që operon në fushën e ndërtimeve, por që posedohet nga ish-kryebashkiaku socialist.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me Vendimin Nr. 136, datë 29.02.2024, ka vendosur:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;

Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, parashikuar nga neni 274 i Kodit të Procedurës Penale, mbi pasurinë e paluajtshme të identifikuar si “Pasuria Nr. 40/267/4+1-21, Z.K 8602, lloji i pasurisë “apartament”, me sipërfaqe 75.3 m2, me vendodhje në Lungomare, Vlorë”. informon SPAK.

 

Po ndodh...