
“S’ta dal dot as me fabrikë duhani mo”, Basha i përgjigjet Ramës nga Durrësi: O Rame, Çyrbja ka fillu me fol, s'ka buf që të bon derman

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka vijuar replikën ironike me kryeministrin. Në një video të postuar nga takimi në Durrës, Basha pyet Ramën nëse ia çoi dy paketat kryebawhkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Ai më tej pyet sërish kryeministrin se ku i ka shokët, ndërsa thotë se Jurgis Çyrbes çfarë do i çojë, pasi atij nuk i mbushet mendja vetëm me cigare.
“E mo Ram mo Ram, ça do i çojmë Jurgis Çyrbes o Rame, se s’ia mush mendjen vetëm me cigare atij. Ka dalë gjithandej duke thon që votat i mora për Ramën jo për vete. Kujdes Rame, se s’ta dal dot as me fabrikë duhani mo” - shprehet Basha.
Reagimi i plotë i Bashës:
O Rame, m’Durrës jam Rame. A ja çove dy paketet Lali Erit apo jo? Apo po i ru për ndonjë tjetër? E di vet ti. Më tha një nga të tutë këtu “o Lul mos fillosh ndonjë biznes me import cigaresh, se s’ke për t’ia dal dot me paketa për këta tanët në burg”. E më Ram, më Ram, ngele duke u marr me shokët e mi, ja ku i ke. Shokët e mi të Durrësit, të Krujës, të Fushë Krujës, të Shijakut. Po shokët e tu ku i ke mo Rame? Ku e ke Lali Erin mo Ram, ku e ke Terin mo Ram, ku e ke mo Ram Gjush akulloren? E mo Ram, po Lir Beqajn, po Ben Ahmetajn? E mo Ram mo Ram, ça do i çojmë Jurgis Çyrbes o Rame, se s’ia mush mendjen vetëm me cigare atij. Ka dalë gjithandej duke thon që votat i mora për Ramën jo për vete. Kujdes Rame, se s’ta dal dot as me fabrikë duhani mo.

ide

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!

Berishës dhe Ramës kurrizin, aman Bashës...dhëmbët!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128