Tensione gjatë protestës së Rithemelimit, hidhen tymuese dhe molotov ndaj kryeministrisë

Pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës protestuesit kanë hedhur tymuese dhe molotov në drejtim të kryeministrisë.
Ora 17:40 Protesta e opozitës e thirrur nga grupi i Rithemelimit dhe partitë e tjera opozitare ka nisur rreth orës 17:40.
Demokratë dhe qytetarë të tjera janë mbledhur para kryeministrisë, për të protestuar kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.
Kujtojmë që kjo është protesta e para e opozitës, ku nuk do të jetë i pranishëm fizikisht Sali Berisha, pasi ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit 2023.
Por nga organizatorët e kësaj proteste është bërë e ditur se Sali Berisha do ti përshëndesë qytetarët me një fjalim nga shtëpia e tij.
Deputetë e PD të udhëhequr nga Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, kanë dalë nga selia e Rithemelimit dhe i bashkohen protestuesve para Kryeministrisë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



