
Tomorri: Dosja për pasurinë, shumë më e rëndë për Veliajn edhe sesa inceneratori

Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se dosja në ngarkim të Erion Veliajt, që thotë se kanalizoi te OJF-të e bashkëshortes paratë e dhëna nga klientët e bashkisë, është më e rëndë se akuzat që mund t’i ngriheshin nga SPAK-u për inceneratorin e Tiranës.
“SPAK ndoshta kaq ka mundur dhe kaq ka dashur. Këtë tezë e ka përdorur edhe opozita, që është dosje e lehtë. Mendoj të kundërtën. Në raportin personal të zotit Veliaj, kjo dosje i hap shumë më tepër probleme se inceneratori. Në rastin më të mirë, do t’i ngrinin akuzë për shpërdorim detyre, që ke marrë përsipër kompetencat e këshillit bashkiak, do ta kishin shumë të vështirë të vërtetonin korrupsionin. Kurse me këtë dosje, akuzat që SPAK ka ngritur prokurori, është shumë më e vështirë dhe më e rëndë në raportin e zotit Veliaj me drejtësinë”- tha Tomorri.
-
Aksidenti i rëndë në Krujë, automjeti përplas për vdekje këmbësorin
17 Shkurt, 21:05 -

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128