U plagos në Durrës/ Kush është Ardit Kërtusha? Iku nga PS, u bashkua me Bashën

16 Maj 2022, 14:38 / POLITIKË ALFA PRESS

U plagos në Durrës/ Kush është Ardit Kërtusha? Iku nga

I plagosuri në Durrës, Ardit Kërtusha, është ish-zyrtarë socialistë, i cili në zgjedhjet e 25 prillit doli në mbështetje të hapur me Partinë Demokratike. 

Kërtusha ka qenë një personazh edhe mediatik, pasi në disa raste ka denoncuar kapjen e kupolës drejtuese të PS-së së Durrësit nga ish-kryebashkiaku Vangjush Dako.

I riu që ka mbetur i plagosur në këmbë, ka mbajtur edhe postin e kreut të FRESSH për Durrësin.

Sipas Policisë, Kërtusha ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. 

 

Po ndodh...