"Do shkoj vetë tu çojë ca dosje"/ Veliaj në SPAK "Si Çeço", Klodiana Lala tregon mashtrimin!

Sot kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është paraqitur në SPAK, ku pritet të japë shpjegime për aferën e inceneratorit të Tiranës.
Gazetarja Klodiana Lala është shprehur për News24 se kryebashkiaku i Tiranës po jep shpjegime për aferën e inceneratorëve, në cilësinë e personit që ka dijeni.
Gazetarja Klodiana Lala: Veliaj po pyetet për aferën e inceneratorëve. Ai priti për 45 minuta, derisa u thirr nga prokurorët. Veliaj është pyetur për rolin e tij. Erion Veliaj ka dhënë shpjegimë për inceneratorin. Deri tani për inceneratorin e Tiranës janë lëshuar 15 urdhër-arreste.
Veliaj është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për aferën. Prokurorët i kishin paraqitur fletë thirrje Veliajt që të paraqitet në SPAK. Çdokush që thirret në SPAK paraqitet nervoz, kur vjen në Strukturën e Posaçme. Veliaj përflitet si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, por ai nuk është së paku deri tani nën hetim.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
Partitë peng, politika peng, Shqipëria peng!
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





