VIDEO/ Berisha harron, ndërsa demokratët jo! Para zgjedhjeve tha se do t’i dilte zot votës, tani thotë se populli u shit te Rama

2 Tetor 2023, 20:36 / POLITIKË ALFA PRESS

VIDEO/ Berisha harron, ndërsa demokratët jo! Para zgjedhjeve tha se do

Ditën e sotme Sali Berisha bëri thirrje për protesta për rrëzimin e Ramës, duke interpretuar raportin e OSBE/ODIHR si mbështetës për pretendimet e Bashkë Fitojmë.

Mirëpo kjo deklaratë e përsëritur për protesta dhe zgjedhje të vjedhura nga Rama, ka ngjallur reagim në rrjet pasi demokratëve u kujtohet sesi gjatë Foltoreve të tij Berisha pretendonte se do ta rrëzonte Ramën për 6 muaj, madje jo më larg se korriku i vitit 2022 siguronte se me kthimin e tij, Rama nuk do guxonte t’i prekte zgjedhjet.

Prandaj dhe deklarata e sotme për protesta, shkaktoi edhe reagimin e Besart Logut, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, i cili e vendos Berishën përballë vetes.

Postimi i plotë:

Tallja me demokratët zgjat deri në daljen e rezultatit zgjedhor ndërsa masa e talljes matet me qëndrimin që mban pas humbjes drastike.

Të japësh këto garanci në mbrojtjen e votës dhe humbjen ta justifikosh se u shitën votuesit, tregon papërgjegjshmëri politike dhe se qëndrimin në politikë e vazhdon për halle dhe interesa personale e jo për demokratët apo popullin opozitar.

 

 

Po ndodh...

ide