
VIDEO/ Edi Rama feston 61-vjetorin, pritet me duartrokitje dhe lule në selinë rozë


Kryeministri Edi Rama feston këtë të premte 61-vjetorin e lindjes. Kreu i qeverisë dhe njëherazi kryetari i Partisë Socialiste e ka nisur ditën me një vizitë në selinë rozë, ku është pritur nga disa gra socialiste me duartrokitje dhe lule në duar.
Në pamjet e siguruara, Rama shihet teksa përqafon dhe falënderon mbështetëset që e urojnë për ditëlindjen në ambientet e brendshme të selisë së PS-së.
Më vonë gjatë ditës, kryeministri pritet të zhvillojë një tjetër takim me ekipin e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit. Ky takim vjen një ditë pas mbledhjes së tensionuar që Rama zhvilloi në Vlorë, ku kërkoi shkarkimin e të gjithë drejtorëve të bashkisë për shkak të problematikave me furnizimin me ujë dhe ndotjen e mjedisit, si pasojë e zjarreve të përsëritura në fushën e mbetjeve.
View this post on Instagram

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128