Video është më e gjatë sesa 2 minutat/ Çfarë u premtua në këmbim të s*ksit, detajet nga hetimet e SPAK

17 Qershor 2023, 17:51 / POLITIKË ALFA PRESS

Video është më e gjatë sesa 2 minutat/  Çfarë u

Janë zbardhur detajet të reja nga hetimet e SPAK në lidhje me video-skandalin e publikuar një ditë më parë, ku shfaqej kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici teksa kryente marrëdhënie seksuale me një femër.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se sipas ekspertëve të SPAK, video është më e gjatë sesa 2 minutat që janë bërë publike.

Dyshohet se në pjesën tjetër të videos janë diskutuar çështje të tjera që mund të rëndojnë pozitën e Gjicit përballë drejtësisë.

Më konkretisht nëse a është premtuar ndonjë favor në këmbim të marrëdhënieve seksuale.

Për të shkuar tek akuza e “shpërdorimit të detyrës”, SPAK duhet të provojë interesin e vajzës në lidhje me ndonjë projekt të mundshëm që duhej të merrte firmën e kryetarit të bashkisë, e më pas në shkëmbim kryerjen e aktit intim në zyrën e tij.



Po ndodh...

ide