Xhelal Mziu i Bashës dhe i Berishës/ Në 2021 e nxorri PD fituese në Dibër, në 2025 humbëse

20 Maj 2025, 21:41 / POLITIKË ALFA PRESS

Xhelal Mziu i Bashës dhe i Berishës/ Në 2021 e nxorri PD fituese

Dibra mund të themi se ishte një surprizë e madhe në zgjedhje, pasi për herë të parë pushtetin qëndror ja ka deleguar Partisë Socialiste.

Pas 35 vitesh, PS arriti të dilte forcë fituese duke marrë 3 mandate, kur përballë kishte PD bashkë me eksponentët e LSI, ndër ta dhe ish deputeti Përparim Spahiu.

Në 2021, PD e drejtuar nga Lulzim Basha hyri i ndarë nga LSI, me lista të ndryshme.

Basha arrit të merrte Dibrën duke marrë 45% të votave (3 mandate) pëkthyer në 29.020 vota, kurse LSI 6.9% (rreth 4400 vota).

PS mori në 2021, 28.642 (42%), pra 2 mandate deputetësh.

4 vite më vonë, kur Berisha është rikthyer në krye, PD ka humbuar rreth 8-9 mijë vota, pa llogoritur votat e LSI në 2021.

Emri i drejtuesit të qarkut është i njëjtë, ai i Xhelal Mziut në të dyja rastet, por siç duket rënia që Berisha i ka sjellë PD, vërehet në çdo qark.

Socialistët tashmë dominojnë dhe në bastionin e rëndësishëm të demokratëve dhe për këtë PD e Sali Berishës duhet të analizojë se kush është fajtori./Alfapress.al

 

Po ndodh...