Zbulohet emri, ja kush pritet të zëvendësojë ambasadoren Yuri Kim

8 Dhjetor 2022, 18:28 / POLITIKË ALFA PRESS

Zbulohet emri, ja kush pritet të zëvendësojë ambasadoren

Në mbarim të mandatit të ambasadores Yuri Kim Departamenti amerikan i shtetit ka nisur procedurat e zëvendësimit.

Burimet mediatike shkruajnë se besohet që  zëvendësi ambasadores Kim mund të jetë David Kostelanick.

Kostelanick është një njohës i mirë i çështjeve ruse.

Për momentin ai është drejtor në Zyrën për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Ardhja e ambasadorit të ri konfirmohet nga një mesazh publikuar në Twitter prej Ministrisë së Punëve të Jashtme ku thuhet se “për të shmangur çdo spekulim mbi “heshtjen” e MEPJ, konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht.

Ndërkohë kjo ministri thekson që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk na mundëson të bëjmë komente.

Fillimisht është DASH që i dërgon emrin për pëlqim Ministrisë së Punëve të jashtme dhe pasi të jetë dakordësuar emri propozuar nominohet për postin e ambasadorit nga Presidenti SHBA.

Por nuk përfundon këtu dërgimi ambasadorit të ri.

Kandidatura e nominuar duhet të paraqitet në senat nga ku zhvillohet një dëgjesë e më pas është senati që e miraton.



 

Po ndodh...