Lajm i mirë për shqiptarët në Zvicër! Miratohet marrëveshja e rëndësishme

8 Dhjetor 2022, 16:35 / POLITIKË ALFA PRESS

Lajm i mirë për shqiptarët në Zvicër! Miratohet

Kryeminisitri shqiptar Edi Rama në një status në Facebook shkruan se paralamenti i Zvicrës ka miratuar me 129 vota pro, marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila ishte firmosur më 18 shkurt të këtij viti në Tiranë.

Rama shton më tej se dhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni i ka premtuar gjatë Samitit që u mbajt në Tiranë dy ditë më parë se shumë shpejt do të votohet në parlament edhe marrëveshja e shumëpritur me Italinë.

Statusi i plotë i Edi Ramës:

Parlamenti zviceran miratoi me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në Tiranë më 18 shkurt të këtij viti

Faleminderit Qeverisë Zvicerane, parlamentarëve zviceranë dhe padiskutim ekipeve teknike të përbashkëta, të cilat punuan pa u lodhur për këtë marrëveshje të shumëpritur për shqiptarët që punojnë e kontribuojnë në Zvicrën mike

***Kryeministrja Giorgia Meloni më premtoi pardje në Tiranë, se shumë shpejt do të votohet në parlamentin italian edhe marrëveshja e shumëpritur me Italinë



Po ndodh...

ide