Sefa: Berisha nuk mund t’i regjistrojë kandidatët për zgjedhjet lokale me logon e PD

8 Dhjetor 2022, 14:36 / POLITIKË ALFA PRESS

Sefa: Berisha nuk mund t’i regjistrojë kandidatët për

Në një lidhje direkte me studion e ABC Live, eksperti për çështjet ligjore në PD Indrit Sefa deklaroi që aktualisht Komisioni i Ri-themelimit dhe Berisha nuk mund t’i regjistrojnë kandidatët me logon zyrtare të PD.

Sipas Indrit Sefës ‘aktualisht, Komisioni i Ri-themelimit vetëm me logon e PD nuk do të mund ti regjistrojë. Vendimi i kryesisë është që PD do të ndjekë rrugën politike të saj dhe PD zyrtare nuk lidhet me sistemin e primareve’.

Ai e konsideroi vendimin e Gjykatës së Apelit si një cështje më shumë proceduriale, sepse zgjidhjen procesi gjyqësor nuk e jep, se cilat do të jenë organet në PD. Për Indrit Sefën, sot ‘PD përfaqësohet nga organet legjitime, njihet si PD e Shqipërisë, me të gjithë strukturën e regjistruar në Gjykatën e Rrethit Tiranë dhe komisioni i ri-themelimit nuk është përfshirë në këtë vendim të gjykatës, përsa kohë nuk do të përgjigjet apeli’.

Sipas tij PD zyrtare ka nisur 4 shkresa gjyqtarit Zhukri, në mënyrë që gjykimi të pushohej, por asnjëherë nuk u morën parasysh.

Për të ‘gjyqtari Zhukri nuk mund ta shqyrtonte atë kerkesë se ishte në konflikt të pastër interesi, është deklaruar publikisht se ka konflikt interesi sepse bashkëshortja e tij ka qenë sekretare e Z. Berisha. Z. Zhukri ka marrë dokumentacionin e nevojshëm ligjor vetëm me datë 23 mars 2022 dhe më 25 mars ka dhënë vendimin’ tha Sefa.

 

 

 

 

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128