
Zbulohet miku ‘izraelit’ i Ramës që do të blinte borxhin publik sipas Arben Ahmetajt, kush e futi te ‘Air Albania’

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj akuzoi publikisht dje kryeministrin Edi Rama se i kishte kërkuar që të ndryshonte ligjin për të shitur borxhin publik të Shqipërisë tek një miku i tij izraelit. Ahmetaj dha detaje specifike në lidhje me këtë favor të kërkuar nga Rama. Episodi sipas tij ka ndodhur në vitin 2018, pak përpara se vendi të dilte në Eurobond, në një zyrë të quajtur “Dhoma e Luleve” në Kryeministri, hapësirë e kryeministrit, atje ku ai konsumon drekat.
“Kam një episod me kreun e organizatës dhe një mikun e vet izraelit te kopshti i luleve. Se përveç kopshtit të Edenit, ka edhe dhomën e luleve ku ha. Më ka kërkuar në tryezë me mikun e vet, unë isha përpara daljes në Eurobond, në 2018, që t’ia kaloja borxhin privatish (private selement) mikut të vet. Ka këmbëngulur dy herë. I kam thënë nuk bëhet. Nuk është në interes të Shqipërisë. Është e paligjshme, kostot janë të fshehta, Shqipëria humbet dhe nesër e ka të pamundur të dali në tregun ndërkombëtar. Bëhet fjalë për 1-miliardë dollar.
Që t’i shkonte borxhi publik një dorë një njeriu. Le të dalë ta kundërshtojë nëse do. Ndërkohë pasi këmbënguli u ktheva në ministri të financave, u ula me 3-4 nga punonjësit aty dhe për hirë të këmbënguljes timë për jo bëmë llogaritë. Pra, për këtë Altin ti duhet të më kishe hedhur mua në burg po ta kisha bërë. Pale të më kishe vënë edhe atë maskën, si të ai filmi, aty di ishe heroi i fëmijëve tanë. U ktheva te ai dhe i thashë nuk bëhet, përvec asaj ka edhe problem me ligjin. Atëherë ndryshojmë ligjin, tha. Jo, i thashë, ligjin unë nuk e prek, pëveçse vetëm me konsulencë të BB dhe FMN,” tha Ahmetaj.
Burime të mirëinformuara i thanë Dosja.al se izraeliti në fjalë, i cili sipas Ahmetajt është miku i kryeministrit është Ron Yeffet. Ky personazh edhe pse i papërmendur me emër nga Ahmetajt, është personi tek i cili kryeministri donte të shiste borxhin publik.
Akuza e Ahmetajt u bë për këtë çështje, por duket se Yennef i ka shtrirë mirë rrënjët brenda qeverisë shqiptare. Dosja zbuloi gjithashtu se Yeffet është pronar i të paktën 3 bizneseve zyrtarisht në Shqipëri. “1820 Black Oil”, “1820 Albania” dhe “UNO18” janë 3 emrat nën të cilat ai vepron zyrtarisht në Shqipëri. “Uno18” është themeluar më 2 shtator 2024, dhe ka si fokus tregtinë e mjeteve të fluturimit, si avionë, helikopterë dhe pjesë të tjera të këmbimit të tyre.
Interesant është fakti që kjo kompani është themeluar fill në kohën kur publikisht u shpall edhe falimenti i kompanisë “Air Albania”. Por çfarë e lidh izraelitin me tregtinë e avionëve?
As më shumë e as më pak, por vetë “Air Albania”. Në korrik të 2018-ës, kohë kur Ahmetaj deklaron se Rama i ka kërkuar shitjen e borxhit publik të Yeffet, izraeliti bëhet pjesë në një tjetër biznes. Fill pas krijimit të “Air Albania”, ortaku i vetëm i kompanisë, Sinan Idrizi shiti pjesën më të madhe të aksioneve të kompanisë. Të paktën 23 për qind e tyre kanë kaluar në emër të Ron Yeffet ndërkohë që nga 27 për qind kanë kaluar në emrat e Najada dhe Reajana Idrizi. Shitja është shoqëruar me vendimin e asamblesë së përgjithshme dhe dokumentin e transferimit të aksioneve. Kontrata mes palëve është nënshkruar në 17 korrik 2018 dhe vlera e shitjes së aksioneve është 77 mijë euro në total.
Pra, nëse në rastin e Ahmetajt, sipas asaj që vetë Ahmetaj deklaron se ai nuk ka pranuar dhe ujdia nuk është përmbushur, në rastin e “Air Albania” ujdia është finalizuar dhe izraeliti ka hyrë aksioner në një biznes ku shteti shqiptar u përfaqësua nga “Albcontroll” dhe sipas marrëveshjes bashkë me MDN Investment do të kishte shumicën e këtij biznesi përmbi turqit e “Turkish Airlines”.
Kush e futi Ron Yeffet te “Air Albania”? Cili ishte ndikimi i Kryeministrit? A mund të jetë ky një rast i pastër i influencës dhe korrupsionit qeveritar që ndan projektet e destinuara për qytetarët shqiptarë tek miqtë e supozuar të Kryeminsitrit, që më shumë se miq duken ‘ortakët’ e tij.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128