Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e Fredi Belerit për pezullim

30 Korrik 2024, 12:29 / POLITIKË ALFA PRESS

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, Gjykata Administrative rrëzon

Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit, i cili kërkoi pezullimin e zgjedhjeve të pjesshme të 4 gushtit në Himarë.
Sipas avokates kreu i shtetit ka mbajtur anë politike pasi dekreti presidencial duhet të shpallej pas 5 gushtit, datë kur përfundonte afati për ankimin e Fredi Belerit në gjykatë.

Avokatja e Fredi Belerit dhe PBDNJ, Klodiana Gjyzari tha se  “Presidenti caktoi një date pa skaduar afati që Fredi Beleri te ankimoi vendimin e KQZ, ka te drejte deri me 5 gusht ora 16:00”

Më 5 korrik, Presidenti Bajram Begaj dekretoi 4 gushtin si datë për zgjedhjet e reja në Himarë.

Vendimi i presidentit erdhi pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi heqjen e mandatit të Belerit si kryebashkiak i Himarës, pas dënimit të tij me formë të prerë me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.

 

Po ndodh...

ide