“Rama në panik total”, Tepelena: Kryeministri ka censuruar faqet e aktivistëve! Protesta nuk ka kthim pas

4 September 2026, 10:56 / POLITIKË ALFA PRESS

Aktivisti Andi Tepelena ka deklaruar se protestat kundër qeverisë do të vijojnë dhe nuk ka më kthim pas në këtë lëvizje qytetare.

Nuk ka shqiptar që sot nuk flet për protestën”, u shpreh Tepelena.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka censuruar faqet e aktivistëve, duke e interpretuar këtë si shenjë paniku nga përmasat që kanë marrë protestat.

Sipas tij, protestat nuk do të ndalen, ndërsa ka paralajmëruar mobilizim të gjerë në dy ditë të përcaktuara për protesta kombëtare.

“Fakti që kryeministri ka censuarar faqet e aktivistëve është në panik total. Rama sulmon aty ku e di që e ka pikën e tij më të dobët. Protesta nuk ka kthim prapa. Janë paralajmëruar dy ditë për protesta kombëtare”, tha Andi Tepelena për News24.

Tepelena foli gjithashtu për protestuesit e ndaluar, duke kërkuar lirimin e tyre nga Gjykata.

Po ndodh...

ide