Rama në Samitin e Tiranës: Ballkani Perëndimor në një moment vendimtar, por ka ende shumë punë për integrimin në BE

Në Tiranë po mbahet Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, ku në fokus është ecuria e reformave dhe procesi i integrimit europian të vendeve të rajonit.
Në fjalën e tij hapëse, kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë periudhë si një moment vendimtar për Ballkanin Perëndimor, por edhe për vetë Bashkimin Europian.
Rama falënderoi komisioneren Marta Kos dhe përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse, duke e vlerësuar takimin si një mundësi për të diskutuar mbi hapat e ndërmarrë dhe sfidat që mbeten në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
“Është kënaqësi e madhe që gjendemi këtu, në mbyllje të ditëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Nisëm nga Brukseli, ku morëm pjesë në Samitin e përvitshëm. Nuk ka asnjë dyshim që ky është një moment vendimtar për Ballkanin Perëndimor. Është moment i rëndësishëm edhe për Bashkimin Europian”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë theksoi se vendet e rajonit kanë qenë entuziaste për integrimin europian dhe se gjatë kësaj periudhe janë shënuar rezultate në ekonomi.
“BE-ja nuk mund të presë deri në anëtarësimin tonë për të bërë më shumë për rajonin. Konvergjenca mes Bashkimit Europian dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor po rritet”, deklaroi kryeministri.
Megjithatë, Rama nënvizoi se pavarësisht hapave të ndërmarrë, mbetet ende shumë punë për t’u bërë. Sipas tij, vendet e rajonit nuk duhet të presin anëtarësimin për të përfituar nga afrimi me Bashkimin Europian, por as nuk duhet t’i konsiderojnë përfitimet si të mirëqena.
“Nuk duhet të presim integrimin për të përfituar, por përfitimet nuk i marrim si të mirëqena”, theksoi Rama.
Po ndodh...
ide
Nëse Protesta do të nxjerr kandidat për Bashkinë, aleat ka vetëm qytetarët!
Askush nuk është mbi Ligjin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


