Briosh “alla parisiene” për një mëngjes vere

“Brioche” është një produkt brumi i pastiçerisë franceze. Baza e këtij brumi është përmbatja e lartë e vezëve dhe gjalpit. Këto dy përbërës bëjnë që brumi i brioshëve jo vetëm të jetë fin por edhe i lehtë. Kur e mban në dorë një briosh të vërtetë francez ai duket sikur nuk ka fare peshë. Brioshët tipik francez janë ata me gjalpë, pa mbushje, por kuzhina është vendi i eksperimenteve dhe secili nga ju mund t’i mbush sipas dëshirës me të ëmbla e të kripura. Alfa sjellë sot recetën e një brioshi origjinal me gjalpë.
Briosh
Koha e përgatitjes: 40 minuta
Koha e gatimit: 35 minuta
Vështirësia mesatare
Për 8 briosh
Përbërësit
450 gr miell, 4 vezë në temperaturë dhome, 100 ml qumësht, 190 gr gjalpë në temperaturë mjedisi, 2 lugë gjelle kripë e hollë, 50 gr sheqer i imët, 7 gr maja, një vezë për lyerjen e brioshëve.
Për mbushje
Çokokrem, reçel të ndryshëm, proshutë, djath etj.
Përgatitja
1. Hidh miellin në një tas të thellë. Shtoni kripën dhe sheqerin në dy pjesë të ndryshme të brumit.
2. Shtoni majanë në anën ku hodhët sheqerin.Përzjeni me duar miellin.
3. Ngrohni qumësht sa të vaket pak (jo të jetë i nxehtë).Shtojeni tek mielli dhe në mungesë të një brumatriçeje, punojeni ngadalë me dorë. Shtoni vezët një e nga gradualisht për një periudhë prej 10 minutash.
4. Po gradualisht shtoni gjalpin e zbutur. Procesi i shtimit të gjalpit duhet të zgjasë 5-8 minuta.
5. Gjatë punimit tërhiqni brumin nga cepat në mënyrë që të zbutet.
6. Pas këtij procesi, vendoseni brumin në një tas, mbulojeni me peshqir dhe lëreni të vijë për 1-2 orë. Kur të dyfishojë vëllimin brumin kalojeni në frigorifer për një orë.
7. Ndajeni brumin në 8 pjesë të barabarta ( ju këshillojmë t’i peshoni). Pluhrosni sipërfaqen e punës me miell dhe hapni secilin topth brumi me petës.
8. Jepini formën trekëndore dhe nëse doni vendosni në qendër mbushjen e preferuar.
9. Rrotulloni cepat nga baza drejt majës për t’u dhënë formën e brioshëve të të pastiçerisë.
10. Shtroni letër kuzhine në tavë dhe vendosni brioshët në distancë nga njëri – tjetri. Rrihni të verdhën e vezës dhe lyeni secilin briosh me të verdhat e vezëve.
11. Lërini 30 minuta të tjera të ridyfishojnë vëllimin dhe piqini në 160/180 gradë për 30-35 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë.
12. Lërini 20 minuta të ftohen para se t’i shërbeni
.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
