Gjellë me bishtaja dhe kumbulla shahine

Gjellë me bishtaja dhe kumbulla shahine
Përbërësit:
800 gr bishtaja
2 qepë
2 karrota
2 domate
1 fç kumbulla shahine
1 lgj salcë e koncentruar
Vaj ulliri
Gjethe mente
Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht pastrojmë bishtajat duke larguar fijet dhe ekstremet dhe i vendosim të kaurdisen në një tenxhere me pak vaj ulliri. Më pas largojmë bishtajat dhe në po atë yndyrë kaurdisim qepën e grirë imët. Pasi qepa bëhet transparente shtojmë hudhrën dhe karrotat të prera në rrathë të holla.
Vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar më pas domatet të grira në rende, kumbullat shahine si dhe bishtajat e kaurdisura. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe shtojmë ujë në masë të përbërësve. E lëmë gjellën të gatuhet në temperaturë mesatare dhe në 5 minutëshin e fundit nëse duan që lëngu të jetë pak më i plotë mund të shtojmë pak miell të holluar me ujë. E spërkasim me gjethe mente, e lemë pak të ajroset dhe më pas e shërbejmë të ngrohtë.
-
Horoskopi për ditën e sotme, 18 prill 2024
18 Prill, 07:14 -
Parashikimi i motit sipas meteorologëve ushtarak, 18 prill
18 Prill, 07:10
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


