Karkaleca deti me verë

20 Tetor 2023, 07:15 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Karkaleca deti me verë
Karkaleca me verë të bardhë. Recetë e thjeshtë, por shumë e shijshme!

Përbërësit

24 karkaleca deti.
60 g gjalpë.
1 gotë-uji me verë të bardhë.
1 karotë.
1 fije selino.
1 qepë.
një tufë majdanoz.
rigon, piper, kripë dhe trumzë sipas dëshirës.

Udhëzimet

lajmë mirë dhe qërojmë karkalecat e detit.
Në një tigan me gjalpë hedhim karotën, selinon, qepën dhe majdanozin e grirë, shtojmë kripën, piperin, trumzën, rigonin.

Hedhim karkalecat e detit dhe i skuqim për 5 min.
Shtojmë verën e bardhë.
Vazhdojmë perzierjen edhe për rreth 10 min.

I vendosim në një pjatancë dhe i shërbejmë duke i hedhur përsipër lëngun në të cilin i kemi gatuar.
Karkalecat e detit pasi t’i kemi larë mund t’i gatuajmë edhe të pa qëruar.

Po ndodh...