Kërpudha në tigan

20 Qershor 2023, 07:13 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Kërpudha në tigan

Përbërësit

800 gr kërpudha Champignon
2 thelpinjë hudhër
5 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle majdanoz i freskët
kripë
piper i zi i sapobluar

Me një lëvizje rrotulluese ndajmë kapelen e kërpudhave nga këmba, më pas me ndihmën e një thike me majë të mprehtë, pastrojmë këmbën nga dhèu që mund të ketë mbetur dhe të njëjtën gjë bëjmë me pjesën e sipërme dhe të poshtme të kapeles.

Kalojmë një pecetë të lagur mbi sipërfaqen e kërpudhave dhe i presim në copa relativisht të mëdha. Në një tigan hedhim vajin e ullirit dhe hudhrat e shtypura, shtojmë kërpudhat dhe i gatuajm në zjarr të avashëm për jo më shumë se 10 minuta.

Disa minuta përpara se ti heqim nga zjarri i rregullojmë me kripë, piper, majdanoz të grirë dhe i servirim të ngrohta.

Po ndodh...