Krem Karamel

Krem Karameli është një ëmbëlsirë super e thjeshtë me bazë qumështi dhe vezë, shumë i shijshëm, përgatitet pothuajse në të gjitha vendet e botës dhe është i njohur pikërisht për këtë ndërthurje thjeshtësie- shije - aromë.
Përbërësit
450 ml qumesht.
120 g sheqer.
4 veze te plota + 1 te verdhe.
150 ml pana per embesira.
1 bustine vanilie.
Perberesit per karamelin:
150 g sheqer.
4 luge gjelle uje.
Udhëzimet
1- Ndizni furren ne 180°C.
2 - E hidhni qumeshtin ne nje tigan te thelle, shtoni vanilien dhe e çoni per te zjere ne zjarr te ngadalte.
3 - Pasi qumeshti ka zjere, e lini te ftohet per 30 minuta.
4 - Pas kalimit te kesaj kohe, shtoni panen dhe i trazoni me ngadale.
5 - Ne nje ene rrihni vezet me sheqerin dhe hidhni ne te dalengadale qumeshtin.
6 - Trazoni gjithmone me nje rrahese vezesh nderkohe qe shtoni qumeshtin dalengadale.
7 - Pergatisni karamelin ne kete menyre:
8 - shkrini sheqerin ne nje tigan te vogel, duke e trazuar vazhdimisht me nje luge derisa te zjeje dhe te marre nje ngjyre kafe, ngjyre karameli.
9 - Shtoni 3-4 luge uji.
10 - Merrni nje tepsi te thelle, e mbushni me uje te valuar derisa te mbuloje 1/3 te stampave ( forma te vogla ku piqen apo pergatiten embelsira indiviaduale)
11 - Merrni stampat e vogla individuale, hidhni ne secilen prej tyre karamelin, e lini sa te jete forcuar dhe hidhni ne secilen kremin qe kei pergatitur me pare me qumeshtin.
12 - E fusni ne furren e nxehur tepsine me stampat e vogla dhe e piqni krem karamelin per rreth 50 minuta.
13 - I hiqni nga furri dhe i lini te ftohen ne temperature ambjenti, pastaj i vendosni ne frigorifer per te pakten 4 ore.
14 - Para se ti sherbeni i hiqni nga forma e tyre duke patur kujdes qe mos tu prishni formen.
15 - I ktheni permbys, qe karameli te jete siper dhe i sherbeni me nje luge te vogel
Po ndodh...
Kasta kundër popullit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128