Pastiço me Jufka

5 Qershor 2024, 07:23 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Pastiço me Jufka

Jufkat me pulë të pjekura në furrë me gjalpë janë një pjatë e cila nuk mungon nga tradita, por Alfa ju njeh me një mënyrë te re si t’i sillni në tryezë.

Receta e thjeshtë dhe tepër e shijshme e jufkave pastiço, jo vetëm që do të transformojë shijen e tyre por do të kthehet në një vakt të cilin mund ta përgatisni shpejt.

Alfa ju njeh më poshtë me mënyrën e përgatitjes së saj, ndaj mblidhni të gjithë përbërësit dhe filloni ta gatuani.

Përbërësit

200g jufka
5 vezë
1l qumësht
2 lugë gjelle djathë kaçkavall
Kripë për shije
Vaj ulliri
Përgatitja
Filloni duke rrahur mirë vezët në një enë.

Në shtoni qumështin, djathin kaçkavall të grirë, pak kripë e ndoshta edhe pak piper, nëse dëshironi.

Vazhdoni t’i rrihni mirë përbërësit derisa të bashkohen.

Më pas merrni jufkat e ziera dhe hidhini në tasin me vezë.

Merrni një tavë që nuk ngjit, lyejeni me pak vaj dhe lëreni të nxehet.

Aty shtoni jufkat me vezë duke i hapur mirë dhe në fund mbulojini me letër pjekjeje.

Piqini në furrë të ngrohur me 200g për të paktën 35 minuta, ose derisa të mpikset qumështi dhe sipërfaqja të marrë një gnjyrë të artë.

Kur ta largoni nga furra lëreni pak të ftohet kështu mund ta shërbeni me lehtësi.

Mund ta shoqëroni me sallata me perime të freskëta apo të pjekura./ Alfapress.al

Po ndodh...

ide