Për një drekë të shpejtë gatuaj bërxolla sot

Bërxollat janë ndër pjesët e preferuara të mishit. Ato ndahen në dy kategori: të parat gjenden në vazhdim të shtyllës së hollë kurrizore, dmth brinjët ndërsa në kategorinë e dytë janë ato të zonës së qafës ( nën shpatull). Trungu i bërxhollave të kategorisë së parë mund të piqet i tëri në furrë ose mund të zhvishet nga kocka dhe të gatuhet në formë roleje. Për kategorinë e dytë teknikat e gatimit që rekomandohen janë pjekja në skarë ose skuqja në tigan.
Bërxolla viçi të çastit me garniturë
Koha e përgatitjes: 10 minuta
Koha e gatimit: 5 minuta
Vështirësia e ulët
Për 4 persona
Përbërësit
4 bërxolla viçi (100 gr secila), 3 lugë gjelle gjalpë, 1 filxhan kafeje miell, ½ gotë verë, kripë& piper, perime sipas dëshirës për garniturë.
Përgatitja
1. Pastroni bërxollat nga cipat dhe dhjami i tepërt. Rrihini mirë me çekiçin e kuzhinës.
2. Marinojini me kripë e piper në të dyja anët. Lërini 5 minuta të pushojnë.
3. Vendosni tiganin në zjarr dhe hidhni gjalpin. Lëreni derisa të marr ngjyrë të artë.
4. Bërxollat kalojni fillimisht në miell dhe skuqini mirë nga të dyja anët për 3-4 minuta.
5. Vendosini mbi një letër kuzhine për të larguar yndyrën e tepërt.
6. Në tiganin ku skuqët bërxollat, në yndrën e ngelur shtoni një lugë miell. Kur të marr ngjyrë të artë shuajeni në verë.
7. Lëreni të marrë valë dhe salcën e përfituar hidheni mbi bërxollat.
8. Si garniturë mund të përdorni çdo perime që preferoni të freskët ose të gatuar.
Këshilla e shefit
Ø Bëni prerje të vogla me majën e thikës në pjesët anësore të bërxollave për të shmangur mbledhjen e tyre gjatë gatimit.
Ø Në salcën me miell e verë mund të shtoni lëng domatesh nëse dëshironi.
Ø Garnitura mund të jetë pure patatesh, kunguj ose patëllxhan të fërguar, lakër e bardhë ose lulelakër, spinaq etj.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
