Petulla me rrush të thatë
3 Mars 2024, 08:10 / RECETA ALFA

Përbërësit:
600 gr miell
300 ml qumësht
30 gr maja
100 gr rrush të thatë
100 gr sheqer pluhur dhe kristal të përzier
Vanilje
Pak kripë
Lëkurë limoni
Vaj për skuqje
Përgatitja:
Zëmë majanë me pak qumësht të vakët, 1 lugë sheqer dhe 1 lugë miell. Më pas shtojmë qumështin, miellin, pak kripë, lëvoren e limonit dhe rrushin e thatë.
Brumi duhet të jetë më i trashë se i krepave. E mbulojmë derisa të vijë për rreth 30 minuta. Në tigan me vaj të nxehtë, hedhim me lugë petullat dhe i skuqim nga të dy anët.
I vendosim petullat në një enë të shtruar me letër kuzhine, në mënyrë që të thithet yndyra. Mbi to hedhim sheqer dhe i shërbejmë të nxehta.
-
Horoskopi ditor për sot, e dielë 3 mars 2024
3 Mars, 08:00
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

