Receta e Parfesë me kafe

21 Shtator 2022, 07:27 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Receta e Parfesë me kafe

Përbërësit ( për 8 persona)
500 ml pana

250 g djathë mascarpone

80 g sheqer

80 ml kafe e tretshme

3 lugë gjelle liker kafeje sipas dëshirës

30 ml kafe e lëngëshme

10 biskota savojard

ujë

Krem për ëmbëlsira

kokrra kafeje

50 g çokollatë e zezë

Përgatitja
Filloni duke bashkuar në një enë kafenë e lëngëshme dhe kafenë pluhur të tretëshme.

Pëziejeni derisa të shkrihet dhe nëse dëshironi mund të shtoni edhe 3 lugë gjelle liker me shije kafeje. Lëreni përzierjen mënjanë të tretet.

Vazhdoni duke prerë në copa të vogla çokollatën e zezë. Gjithashtu ju mund të përdorni edhe copëza çokollate të gatshme. Tani kaloni tek përgatija e kremit: në një enë rrihni panën derisa të mpikset, më pas shtoni mascarponen dhe sheqerin.

Në fund hidhni gradualisht përzierjen e kafesë që përgatitët (përzierja duhet të jetë plotësisht e ftohur). Kaloni 1/3 e kremit në një enë me përmasa rreth 30 x 10 cm, të shtruar me letër gatimi dhe nivelojeni me një spatul.

Në qendër formoni një rrip me copat e imta të cokollatës. Hidhni edhe një shtresë tjetër kremi ​​dhe një shtresë tjetër çokollate, e kështu me rradhë. Mos harroni të lini hapësirë të mjaftueshme edhe për biskotat.

Në fund përgatisni shërbetin e kafesë duke përzier ujië dhe kafe, njomni aty rreth 10 biskota dhe vendosini sipër kekut.

Lëreni ëmbëlsirën në frigorifer për të paktën 4 orë. Nxjerreni nga ngrirja rreth gjysmë ore përpara servirjes,e më pas hiqeni nga kallëpi duke e kaluar butësisht në enën e servirjes. Zbukurojeni me krem për ëmbëlsira dhe kokrra kafeje

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128