Rosto derri

24 Dhjetor 2023, 08:12 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Rosto derri

Një pjatë kryesore e shijshme dhe kalorike për një vakt me familjarët tuaj.

Përbërësit

700 g mish derri lombatë (pjesa e sipërme e kofshës).

300 ml qumësht.

3 lugë-gjelle vaj.

Hudhër.

sherbelë.

rozmarinë dhe kripë sipas dëshirës.

Udhëzimet

Grijmë 2 thelpinj hudhër, disa gjethe sherbele e rozmarine dhe i përziejmë së bashku.

Perzijejme 2-3 herë mishin me këtë përzierje.

Vendosim mishin në një enë, e kripim, i hedhim sipër qumështin, 2-3 lugë-gjelle vaj dhe 1 gotë me ujë.

E ziejmë me zjarr të avashëm derisa të avullohet lëngu dhe pastaj vazhdojmë skuqjen gjithnjë me zjarr të lehtë.

Pas rreth 2 orësh rostoja është gati të shërbehet.

E presim në rriska dhe e mbulojmë me lëngun e mbetur.

Po ndodh...