Sallatë me qitro të kuqe, spinaq dhe arra
10 Nëntor 2022, 07:18 / RECETA ALFA

Koha e përgatitjes: 10 minuta
Për 4 persona
Përbërësit
2 qitro të kuqe, 200 gr spinaq (baby), 3 lugë e gjysmë gjelle vaj ulliri, 5 arra të qëruara, kripë dhe piper.
Përgatitja
1. Qëroni një qitro të kuqe nga lëkura dhe ndajeni në feta.
2. Shtrydhni lëngun e qitros tjetër , shtojini kripë, piper dhe vajin e ullirit për të krijuar salcën.
3. Lani dhe thani spinaqin me kujdes. Qëroni arrat.
4. Vendosni në një tas spinaqin. Hidhini sipër salcën e përgatitur dhe përziejeni mirë.
5. Kalojeni sallatën e spinaqit në një pjatancë dhe zbukurojeni me feta qitroje dhe arra të copëtuara.
6. Përpara se ta shërbeni, bluajini piper të zi.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128