Si të gatuajmë krepa?

30 Mars 2023, 07:08 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Si të gatuajmë krepa?

Krepat mund të shërbehen me mbushje të ndryshme të ëmbla (si cokokrem Milka, mjaltë ose reçel) apo dhe të kripura (djathë, proshute ose perime).

Baza e përgatitjes për të dyja llojet është pothuajse e njëjtë.

Ja se si të përgatisim krepa:

Përbërësit të cilët nevojiten që të bëjme 5 krepa:

500 ml qumësht;
250 gr miell;
3 kokrra vezë;
50 gr sheqer;
1 majë luge kripë;
Përgatitja e krepave:

Në një enë qelqi, hedhim miellin dhe pak kripë. I trazojmë dhe shtojmë me ngadalë qumështin duke e trazuar vazhdimisht që mos të krijohen kokrriza.
Shtojmë edhe vezët e rrahura më parë me një pirun. Vazhdojmë ta rrahim mirë masën. Shkrijmë gjalpin dhe e bashkojmë te masa e përgatitur, (duhet të kemi kujdes që gjalpi të mos jetë i nxehtë). Përziejme mirë të gjithë përbërësit derisa të arrijmë një masë të lëngshme e homogjene.
Ndërkohë nxehim tiganin ku do të përgatiten krepat. Hedhim mbi tigan, në qendrën e tij, një garuzhde me masën e përgatitur. E hapim mirë duke përthyer tiganin ose nëse keni mund të përdorni mjetin që hap krepin, i cili është prej druri e ka një formë T.
E lëmë të piqet krepi përreth një minutë e më pas e kthejmë nga ana tjetër që të piqet edhe këtej. E hedhim në një pjatë e vazhdojmë kështu derisa të kemi mbaruar gjithë brumin e përgatitur. Pasi janë pjekur, mbushjen mund ta bëjmë sipas dëshirës. Krep të ëmbël si në rastin me cokockrem Milka, çokollatë apo dhe të kripur me proshutë, djathë etj.