
Supë krem me mish pule dhe limontoz

Përbërësit:
300 gr mish pule
1 litër lëng pule
1 qepë e vogël
1 lgj gjalpë / vaj ulliri
2 lugë gjelle miell
100 ml qumësht ose pana gatimi
1 e verdhë veze
1 lugë çaji limontoz
Kripë dhe piper sipas shijes
Majdanoz i grirë për zbukurim
Përgatitja:
Vendosim mishin e pulës në një tenxhere me ujë ose lëng pule dhe e ziejmë për rreth 20-30 minuta derisa të zbutet. Heqim mishin, e presim në copa të vogla dhe kullojmë lëngun. Në të njëjtën tenxhere shtojmë qepën e grirë dhe e lëmë për 10-15 minuta derisa të zbutet.
Në një tigan shkrijmë gjalpin, shtojmë miellin dhe e përziejmë mirë derisa të marrë një ngjyrë të artë. Më pas shtojmë pak nga lëngu i pulës duke e përzier vazhdimisht që të mos krijohen kokrriza. Hedhim përzierjen me miell në tenxhere, shtojmë mishin e pulës dhe e lëmë të ziejë edhe për 5 minuta.
Heqim supën nga zjarri dhe e miksojmë me blender dore derisa të bëhet një masë kremoze. Përziejmë në një tas të veçantë të verdhën e vezës me qumështin dhe limontozin dhe e hedhim dalëngadalë në supë duke e përzier mirë. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe e lëmë edhe 2 minuta në zjarr të ulët.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128