Tagliatelle jeshil me domate të freskëta

Koha e përgatitjes:50 minuta
Koha e gatimit:10 minuta
Për 4 persona
Përbërësit
Për brumin: 300 gr miell i bardhë, 90 gr spinaq (i zier dhe i kulluar), 2 vezë
Për salcën: 2 lugë gjelle vaj ulliri, 1 kga domate të pjekur mirë, 100 gr qepë, 1 thelb hudhër, 1 tufë borzilok, 40 gr djathë Parmigiano Reggiano, kripë.
Përgatitja
1. Zini brumin me miellin, vezët dhe spinaqin (që paraprakisht e keni zier, shtrudhur mirë dhe grirë).
2. Punojeni derisa të merrni një masë të butë dhe homogjene. Mbështilleni me qese kuzhine dhe lëreni të pushojë në frigorifer për 30 minuta.
3. Në përfundim të kësaj kohe hapeni brumin petë me trashësi 1.5 mm me petës ose makinën e pastave.
4. Petën priteni në shirita me gjerësi 4 mm, si për tagliatelle. Vendosini mbi një sipërfaqe pune të pluhurosur me miell.
5. Për përgatijten e salcës , qëroni domatet, hiquni farat dhe pritini në kubikë.
6. Tiganisni me vajin e ullirit qepën e grirë imët, hudhrën e plotë derisa të zverdhet. Shtoni kubikët e domateve dhe kriposini.
7. Pas 10 minutash hiqni nga salca hudhrën dhe shtoni borzilokun e copëtuar trashë.
8. Zieni tagliatelle-t në ujë të vluar të bollshëm me kripë, kullojini kur të jenë gatuar “al dente” dhe kalojini në tiganin me salcë domateje.
9. Përfundojeni gatimin duke i spërkatur me djathë të grirë Parmigiano.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
