1 miliard dollarë për Rhode, Hailey Bieber flet për shifrën e frikshme

12 Nëntor 2025, 10:20 / SHOWBIZ ALFA PRESS

1 miliard dollarë për Rhode, Hailey Bieber flet për shifrën

Hailey Bieber është një biznesmene e vërtetë! Në një intervistë me GQ, modelja tha se nuk kishte në plan ta shiste kompaninë e saj, Rhode Beauty, por iu bë një ofertë që s’mund ta refuzonte.

Ndërsa disa janë habitur nga etiketa prej 1 miliard dollarësh, Hailey tha se nuk do ta kishte shitur për asnjë qindarkë më pak.

“Thashë vetëm ose do të jetë kjo, ose nuk do ta bëj”, u shpreh ajo.

Më tej shtoi: “Isha shumë e vendosur që s’do ta bëja për më pak se aq.”.

Hailey tha se e.l.f. Beauty plotësonte të gjitha kriteret si shtëpia ideale për markën e saj.

“Çdo gjë që ka ndodhur me kompaninë ka eklipsuar çdo gjë që kisha ëndërruar dhe shpresuar”, u shpreh ajo e entuziazmuar.

Në të vërtetë, marka e themeluar tre vite më parë ka arritur që në Sephora të shiten tre produkte në sekondë.

“Unë personalisht nuk po e prisja atë rezultat…më bën edhe më mirënjohëse ndaj konsumatorit dhe admiruesve tanë”, përmbylli Hailey.

 

Po ndodh...

ide