A është vërtet ari i ngrënshëm? Bifteku i artë i Nusretit, po bën bujë në media

Ideja e metalit te ushqimet tremb, por sipas Nusretit i ashtuquajturi "ari i ngrënshëm" i përdorur në biftekët e tij nuk është i dëmshëm. Reagimi nga kasapi turk, tashmë me famë botërore, erdhi pas kritikave të shumta në rrjetet sociale ku shkak u bë një faturë e tepruar prej 160,000 eurosh të paguar nga klientët e një restoranti mishngrënës në Emiratet Arabe. Restoranti i përket zinxhirit Nur-Set, në pronësi të Nusret Gökçe, i ashtuquajturi “Salt bae”, u bë një nga temat që dominoi rrjetet sociale dhe nxiti kuriozitetin se çfarë është në fund të fundit ky biftek i artë. Ai vetë, duke iu përgjigjur valës së publikimeve dhe mesazheve, ka postuar faturën e kontestuar në llogarinë e tij personale në Instagram, me shënimin #cilësia nuk është kurrë e shtrenjtë.

A është vërtet ari i ngrënshëm?
"Epo, po është. Ky nuk është luks “vetëvrasës”. Ari është i ngrënshëm. Me siguri nuk mund të hani një unazë, por mund të konsumoni sasi shumë të vogla pluhuri ari ose fletë ari, përderisa është prej ari të pastër, 24K ose i lidhur me argjend 999. Çdo aliazh tjetër mund të jetë toksik. Sigurisht, ari nuk ka shije, është krejtësisht neutral. Nëse hani të themi një Sacher-Torte të mbuluar me fletë ari, gjithçka që do të ndjeni është shija e Sacher dhe asgjë tjetër. Por ajo ndjenjë e shkrirjes së arit në gojën tuaj, apo edhe prerja e një cope ari dhe ngrënia e saj, në fillim mund të duket si një përvojë interesante.
Pra, pse gjithë bujë rreth arit? Pikërisht sepse është një demonstrim i “kam bërë aq mirë në jetën time sa mund ta bëj, domethënë të porosis një biftek të mbështjellë me ar”. Sigurisht që këta janë të njëjtët njerëz që do të blinin një Bentley dhe do ta lyenin gjithashtu me ngjyrë ari. Janë futbollistët, reperët, personazhet e famshëm që zgjedhin veshjet, marka e të cilave duhet të jetë dukshëm e dallueshme, kriteri i të cilëve kalon në sferën e kitsch-it pa e kuptuar saktësisht, sepse janë thjesht injorantë për ushqimin. Gjë që dëshmohet edhe në videot që ngarkojnë në profilet e tyre në të cilat provojnë biftekun e artë dhe për disa arsye të tyren habiten nga shija që i jep ari. Pa njohuri, shumë kotësi"- është shprehur ai.
Çfarë është ari i ngrënshëm dhe ku e gjejmë
Kur themi flori, imazhi i parë që na vjen në mendje janë shufrat apo bizhuteritë. Siç mund ta keni vënë re në komentet e kritikëve të Nurset, ekziston frika nga ari që duhet gëlltitur, i ashtuquajturi “ari i ngrënshëm”. Shumica e njerëzve dyshojnë se është kancerogjen, ideja e metalit i tremb. Nëse mendoni se është thjesht një modë e sjellë nga një kasap turk me imagjinatë, unë nxitoj t’ju përgënjeshtroj: ari i ngrënshëm është shfaqur në kuzhina që nga kohra të lashta.
Dihet historikisht se tashmë në Egjiptin e lashtë ata përgatisnin bukë të mbushur me pluhur ari. Në banketet e perandorëve romakë, shërbeheshin ëmbëlsira të mëdha të mbuluara me fletë të holla ari. Në Japoni, shishet sake që përmbajnë thekon ari kanë ekzistuar prej shekujsh dhe është shërbyer ushqim i mbuluar me fletë ari. Spekulohet se përdorimi i arit lidhet me vendosjen e ceremonisë së çajit, një nga traditat më të vjetra të vendit. Gjatë mesjetës, pas gjysmës së dytë të tij, kur kultura klasike dhe gastronomia u rishfaqën në Evropë, pluhuri i arit filloi përsëri të përdorej në kuzhinat e fisnikërisë për përgatitjen e pjatave të përpunuara e të praruara.
Sado e çuditshme të na duket sot, mesjeta ishte një kohë e pasurisë së madhe, nga pikëpamja e kuzhinës. Varfëria dhe varfërimi i përhapur i popullsisë është në kontrast me sofistikimin e darkave të zotërinjve, gjë që pasqyrohet në recetat e ndryshme dhe librat e hershëm të gatimit që kanë mbijetuar nga ajo kohë. Ka referencë për një banket mesjetar për nder të një ambasadori (të dërguari) të rëndësishëm, në të cilin kuzhinierët shfaqën një varkë gjigante të mbushur me peshk, një kafaz argjendi të mbushur me fazanë të pjekur dhe në fund një derr të tërë të mbuluar me ar të ngrënshëm. Qëllimi përfundimtar ishte të bënte përshtypje. Shfaqja e pasurisë do t’i bënte njerëzit të flisnin me frikë nga kuzhina e filanit. Sidoqoftë, imagjinoni ndikimin e tij në klasat popullore, kur shërbëtorët dolën nga këto kuzhina, u kthyen në shtëpitë e tyre dhe treguan se si ata çuan në tryezën e zotit një derr të tërë ose një ëmbëlsirë të madhe të mbuluar plotësisht me ar.
-
U diagnostikua me kancer, aktorja e njohur bën deklaratën prekëse
25 Nëntor, 08:46 -
Super balada që rikthen te fansat Shkelzen Jetishin
25 Nëntor, 08:33 -
Jeta e Rihanës, dokumentar/ Firmoset marrëveshja miliona dollarëshe
25 Nëntor, 07:44
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


