“Ai qan edhe për gjënë më të vogël!”- David Beckham në gjendje të rëndë psikologjike për shkak të përçarjes me të birin, Brooklyn Beckham

Në një gjendje të rënduar psikologjike raportohet se ndodhet David Beckham, i cili po përballet me presion të fortë emocional për shkak të përçarjes me djalin e tij, Brooklyn Beckham, duke arritur deri aty sa të shpërthejë në lot edhe për gjëra të vogla.
Sipas burimeve mediatike, ish-futbollisti nuk mund të ndalojë së qari edhe për arsyet më të vogla, ndërsa e gjithë familja është ndikuar nga kjo situatë.
Kjo u vu re edhe nga shumë të pranishëm në koncertin e Cruz Beckham me grupin e tij, kur ai interpretoi këngën “Loneliest Boy”, një këngë që besohet se i referohet Brooklyn-it.
Dëshmitarë okularë përshkruan për Radar Online momentin kur Cruz Beckham u emocionua në skenë dhe mezi arriti të përmbante lotët, ndërsa Victoria Beckham nxitoi ta përqafonte.
“Atmosfera ndryshoi menjëherë. Ishte sikur koha u ndal. Nuk ishte thjesht një performancë live, por diçka shumë personale”, u shprehën ata.
Burimet këmbëngulin se situata është veçanërisht e vështirë për David Beckham: “Ai është i shkatërruar. Gjithçka që ka ndodhur ka dalë në sipërfaqe”, theksojnë.
Ndërkohë, edhe Victoria Beckham thuhet se po kalon një periudhë të vështirë, duke u përpjekur të ruajë ekuilibrin brenda familjes, me David-in që, sipas të njëjtave burime, e ka më të vështirë se të gjithë për ta përballuar këtë situatë.
Po ndodh...
ide
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128